Instagram më në fund ka nisur të përkrahë opsionin për më shumë llogari të hapura në të njëjtën kohë. Përdoruesit tani mund të hapin deri në pesë llogari Instagram njëkohësisht dhe të kalojnë shpejt nga njëra në tjetrën pa pasur nevojë të shkyçen fare. Kjo do të shfaqet në aplikacionin për iOS dhe Android që nga kjo javë, ka njoftuar rrjeti i njohur social.

Pasi të shkarkoni versionin e ri të Instagram, çdo përdorues do të mund të shikojë për detajet e profilit dhe në të të shtojë llogaritë shtesë. Për të kaluar nga një llogari në tjetrën vetëm duhet të klikohet emri i llogarisë në të cilën doni të hyni. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment