Çdo muaj, faqja e njohur IGN zgjedh një lojë nga App Store, si më të mirën e muajit, dhe e ofron atë falas. Për muajin Shkurt ka përzgjedhur lojën Heroes Reborn: Enigma që ju ftojmë ta shkarkoni menjëherë duke ndjekur udhëzimet tona. Oferta është e limituar, pasi janë të disponueshme një numër i caktuar kodesh, kështu që ju këshillojmë të nxitoni. Duhet të ndryshoni adresën IP për të marrur kodin redeem edhe për Shqipërinë (ndiqni guidën tonë).

1. Shkoni tek kjo faqe

2. Shtypni butonin GET MY CODE

3. Prisni sa të ngarkohet faqja dhe më pas klikoni tek kodi Redeem me ngjyrë të kuqe që do të gjeni në qëndër të dritares pop-up.

Do të hapet iTunes dhe nëpërmjet një proçedure automatike do të nisë shkarkimi i lojës. Në këtë mënyrë, do të kurseni plot 4,99€!


Heroes Reborn: Enigma është një lojë aventurë dhe aksion ku duhet të zgjidhni disa enigma mjaft të vështira. Do të luani në lonin e protagonistit që me aftësitë e tij do të mundohet të kundërshtojë planet e një shkencëtari të pabesë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment