E keni parasysh skenën e famshme të filmit Matrix ku Neo i shpëton plumbave? Nëse nuk e mbani menda mund t'iu rifreskojmë memorien me imazhin e mëposhtëm. Tani që e dini se për çfarë po flasim, ju prezantojmë Fyuse, një aplikacion i ri mjaft origjinal për iPhone, i disponueshëm falas në App Store.


Ma anë të këtij aplikacioni mund të bëjmë foto dinamike që arrijnë të ndryshojnë perspektivë gjatë shikimit të tyre. Duhet të shkrepni foton me anë të Fyuse duke bërë një foto panoramike të subjektit, duke iu rrotulluar përreth ose duke e filmuar nëvizje, duke spostuar iPhone-in për të ndjekur evolucionin.

Pasi të keni kapur imazhin që dëshironi mund ta modifikoni duke shtuar filtra, duke e prerë dhe duke modifikuar rezultatin final sipas dëshirës. Pasi të keni përfundurar, mund të publikoni fotot tuaja në rrjetet sociale. Kjo është pjesa më e bukur, pasi miqtë tuaj mund të shohin fotot tuaja në formatin panoramik duke rrotulluar telefonin e tyre.


Fyuse është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment