I njohur si "Error 53", shumë prej jush mund të mos jeni në dijeni të tij dhe sipas specialistëve ky mesazh gabimi sinjalizon vrasjen e iPhone-it tuaj. Problemi fillon atëherë kur butoni kryesor dhe i vetëm i iPhone i cili përmban sensorin e shenjave të gishtërinjve, Touch ID, është riparuar nga një teknik jozyrtar i kompanisë.
Pas kritikave të shumta ditën e djeshme mbërriti reagimi i Apple ku tha se gabimi 53 është pjesë e masave të kompanisë për të garantuar sigurinë e përdoruesit. “Ne e kemi në konsideratë të lartë sigurinë e përdoruesit dhe Gabimi 53 vjen si rezultat i kontrolleve të sigurisë ndërtuar për të mbrojtur konsumatorët tanë. iOS kontrollon sensorin “Touch ID” nëse u përshtatet komponentëve të tjerë të paisjes.
Nëse iOS zbulon ndonjë mospërputhje, Touch ID dhe Apple Pay do të çaktivizohen automatikisht. Kjo masë sigurie është në mbrojtje të konsumatorëve tanë dhe synon të parandalojë përdorimin e sensorëve të rremë. Nëse një konsumator përballet me “Error 53″, ne i inkurajojmë ata të kontaktojnë Apple”. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment