Rruga më e mirë për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj është ç'instalimi i aplikacionit Facebook. Facebook është aplikacioni që përdoret më shumë nga përdoruesit dhe fatkeqësisht edhe njëri prej shpenzuesve më të mëdhenj të baterisë suaj.

Duke fshirë aplikacionin Facebook nga iPhone, jetëgjatësia e telefonit do të zgjatet me 20% dhe aplikacionet e tjera do të hapen më shpejt. Për ata që e çinstalojnë aplikacionin e Facebook-ut, mund ta hapin rrjetin social duke përdorur shfletuesin e telefonit. Ndërsa aplikacionin Messenger mund ta mbani, pasi nuk harxhon shumë bateri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment