Kompania RIM e cila është krijuesja e SmartPhone BlackBerry ka njoftuar të gjithë klientët e saj se në të ardhmen, të gjithë aparatët e saj do të ekzekutojnë sistemin operativ Android. Këtë lajm e ka njoftuar CEO i kompanisë i cili është mjaft i bindur për braktisjen e sistemit të vjetër.

Damian Tay, i cili është CEO i kompanisë ka deklaruar se në të ardhmen kompania do ti fokusohet ekosistemit të Android pasi ofron një gamë të gjërë programesh. Por nga ana tjetër ai siguron klientët se programet ekzistuese për bizneset do të jenë gjithmonë aktivë. 

Pra ky ndryshim total duket se vjen si pasojë e mungesës së programeve për sistemin aktual të zhvilluar nga kompania, BlackBerry 10. Kjo do të thotë se klientët do të keni të gjitha funksionet e biznesit edhe të sigurisë që kanë patur, plus do të kenë mundësinë të marrin shërbimet e të gjithë ekosistemit Android. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment