Me BKT Smart shërbimet bankare për individë, tashmë ofrohen të shpejta dhe të sigurta kudo dhe kurdo në telefonin tënd inteligjent pa qenë nevoja të shkosh në degët e BKT-së dhe pa nevojën e një kompjuteri. Aksesi në BKT Smart bëhet i mundur nëpërmjet një lidhjeje interneti, i ofruar nga çdo operator telefonik ose Wi-Fi.

Që të hysh në BKT Smart duhet të jesh fillimisht i regjistruar në Degën Internet për individë të BKT-së. Duke ndjekur hapat e regjistrimit dhe pas hyrjes së parë në Degën Internet, bëhet e mundur dhe hyrja në BKT Smart duke përdorur të njëjtin fjalëkalim të krijuar për Degën Internet . BKT Smart ofron informacion mbi vendndodhjen e ATM-ve apo degës më të afërt të BKT-së pa patur nevojë të hysh në sistem. Shërbimi ofrohet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.


Nëpërmjet BKT Smart mund të informohesh për llogaritë, kartat e kreditit apo depozitat e tua. Mund të kryesh pagesa të kartave të kreditit, faturave dhe rimbushjeve elektronike, transferosh para midis llogarive të tua, drejt llogarive brenda BKT dhe drejt bankave të tjera të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri. Mund të hapësh llogari të reja dhe të kryesh këmbime valutore.

BKT Smart është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment