Pas një pritje të gjatë, tani të gjithë të apasionuarit e lojës Assassin’s Creed, mund të luajnë kapitullin e ri në pajisjet e tyre iOS. Assassin’s Creed Identity ambientohet në Itali në periudhën e Rilindjes, në Romë, Firence dhe qytete të tjera. Do të personifikojmë tipe të ndryshëm vrasësish, pa një protagonist të veçantë.


Duke ndjekur stilin klasik të lojës do të arrijmë të impenjohemi në misione të ndryshme dytësore, duke ndjekur historinë bazë që do na drejtojë në vrasjen e armiqve templarë. Grafika është fantastike dhe ofron edhe mbështetje për gamepad MFI për një eksperiencë loje më intriguese.


Assassin’s Creed Identity është i disponueshëm në App Store me çmimin 4,99€. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon rreth 1.15 GB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment