Assassin’s Creed Identity do të jetë i disponueshëm nga 25 shkurti në iPhone dhe iPad. Loja do të ambientohet edhe një herë tjetër në periudhën e Rilindjes italiane, në Romë, Firence dhe qytete të tjera. Do të personifikojmë tipe të ndryshëm vrasësish, pa një protagonist të veçantë.

Duke ndjekur stilin klasik të lojës do të arrijmë të impenjohemi në misione të ndryshme dytësore, duke ndjekur historinë bazë që do na drejtojë në vrasjen e armiqve templarë. Assassin’s Creed Identity do të jetë i disponueshëm falas si për iPhone ashtu edhe për iPad. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment