Versioni i tretë beta i iOS 9.3 është i disponueshëm për zhvilluesit. Sëbashku me këtë version është lëshuar edhe WatchOS 2.2 beta 3 dhe tvOS 9.2 beta. Versioni i ri beta mund të shkarkohet nëpërmjet funksionit OTA ose nga faqja Developer Center nga zhvilluesit që kanë instaluar në pajisjet e tyre iOS 9.3 beta 2.

Ky version nuk sjell ndonjë risi të veçantë, por përmirëson sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sistemit. Ju kujtojmë se versioni zyrtar i iOS 9.3 do të vijë në Pranverë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment