Apple është gati të lançojë dy iniciativa të reja mjaft interesante. Apple mund të lejojë edhe përdoruesit që kanë një iPhone me ekran të thyer, fotokamera të prishur ose butona të thyer, që ta kthejnë pajisjen e tyre në "kredite" të vlefshme për të blerë një model të ri.

Aktualisht programi "Reuse & Recycle" i Apple nuk pranon pajisje me ekran të thyer, por së shpejti do të vlerësojë edhe iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus që kanë dëmtime në ekran, në fotokamera apo butona. Apple mendon se kjo iniciativë do të shtyjë përdoruesit të konsiderojnë kalimin në një model më të ri iPhone se sa tek zëvendësimi i ekranit.

Iniciativa e dytë ka të bëjë gjithmonë me ekranin e iPhone. Apple do të aplikojë edhe qese mbrojtëse në Apple Store, me garanci dhe aplikim perfekt. Në rast gabimesh ose problemesh, Apple do të ofrojë një screen protector të ri për klientin. Sipas burimit, Apple ka arritur një marrëveshje me Belkin për këtë iniciativë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment