Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- MineSweeper Deluxe, nga 3.89€, falas. /iPhone, iPad
MineSweeper Deluxe është një lojë e cila sjell në iOS një nga lojërat më të famshme të sistemit operativ Windows, Mine Sweeper.  Sot  do ta shkarkoni falas për të kohë të limituar kështu që duhet të nxitoni ta merrni.


- Sa Contacts: Export/Import contacts, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Sa Contacts është një program mjaft i dobishëm i cili na jep mundësinë të ruajmë të gjitha kontaktet tona në formatin Excel edhe në 6 formate të tjerë. Më pas mund ta transferoni këtë file drejt postes elektronike. Ja vlen ta merrni këtë program.


Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


- picTrove Pro: Image Search, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na jep mundësinë të kërkojmë fotografi me kualitetin më të lartë në rrjetin e Internetit. Mjafton të shkruajmë një fjalë dhe programi do të gjej në rrjet të gjitha fotograftë që i përkasin fjalës që ju kërkuat. Sapo ju të zgjidhni një nga fotografitë e rrezultatit të kërkimit, programi do ti adaptojë automatikisht dimesionet e imazhit në mënyrë proporcionale me ato të iDevice-it tuaj.


Spirit Walkers, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Spirit Walkers është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju do të ndihmoni një grup miqsh të cilët janë të humbur në një pyll ku mbizotëron magjia dhe enigma. Për të mbijetuar duhet të kaloni në shumë dimensione të tjera për të zbuluar magjitë e shpirtit që ka pushtuar pyllin. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


TrixiBrix, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
TrixiBrix është një lojë mjaft e thjeshtë grafikisht por mjaft impenjative e cila do t'ju bëjë për vete edhe do të jetë një mënyrë e mirë për të kaluar kohën tuaj të lirë. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment