
Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
- Cutie Mini Monsters, nga 2.89€, falas. /iPhone
Cutie Mini Monster është një program për fëmijë ku do të mësojnë të zgjidhin puzzle të thjeshtë por plot me enigma ku ato do të zbaviten pa fund. Ja vlen ta provoni këtë program në qoftë se doni të argëtoni fëmijët.
- Quick Drafts, nga 2.79€, falas. /iPhone
Quick Drafts është një tjetër program i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të krijoni shënime edhe më pas ti ruani ato në shërbimet iCloud, Google Drive apo Dropbox. Sot mund ta shkarkoni falas këtë program.
- Fast Camera, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Fast Camera e bën fotokamerën e pajisjes tonë më të shpejtë. Ky aplikacion fantastik na jep mundësinë të bëjmë foto në sekuencë njëra pas tjetrës deri në 1.000 foto përnjëherë, në mënyrë që të mos humbasim asnjë moment nga ajo që jemi duke përjetuar.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.
0 komente:
Post a Comment