
Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
- Figuromo Kids, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Figuromo Kids është një lojë edukative për fëmijët. Ato do të kenë mundësinë të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre për të vizatuar dhe mbi të gjitha do të jetë një mënyrë e mirë për tu arguetuar. Ja vlen ta merrni këtë lojë
- Medical Hospital: Eastern Bloc, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Mental Hospital është një lojë mjaft e bukur por edhe impenjuese, ku ju duhet të gjeni një rrugë për të dalë nga spitali ku ndodheni. Gjatë lojës do t'ju duhet të përballeni me sfida mendore që nuk do t'ju lejojnë të vazhdoni rrugën i qetë.
- NodeBeat, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të shprehim pasionin për muzikën duke lidhur pikat të cilat përfaqësojnë nota dhe ritme, për të krijuar kështu melodi që më pas mund ta dëgjojmë. Në dispozicion do të keni rreth 20 shkallë muzikore si dhe mjaftë elementë muzikorë që shprehen me pika ose me kuadratë.
- Track Kit: Gps Tracker, nga 2,79€, falas. /iPhone, iPad
Track Kit është një tjetër program mjaft interesant nëpërmjet të cilit ju mund të ndani rrugën e përshkruar ku shkoni për të vizituar një qytet- Mund të shënoni çdo pikë ndalese në hartë dhe të ruani këtë rrugë të përshkruar për ta ndarë me miqtë tuaj ose mund të ndërtoni rrugët për tu përshkruar në një udhëtim që doni të bëni në të ardhmen.
- KungFuTaxi, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
KungFuTaxi është një lojë e cila mund të shkarkohet falas. Ajo është një nga lojërat më të shkarkuara në App Store-et Aziatike. Loja inspirohet nga mënyra se si funksionojnë taksitë në shtetin Kinez. Detyra juaj është të çoni në destinacion klientët.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.
0 komente:
Post a Comment