Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Mutant Mudds, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Mutant Mudds është një lojë mjaft e bukur me aventurë dhe e ndërtuar mbi një ambjent grafik që kujton lojërat e viteve 90'. Ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të eleminojë të gjithë krijesat e modifikuara që duan të pushtojnë çdo gjë që gjejnë përpara.


- Pizza vs. Skeletons, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë duhet të komandojmë picën gjigande falë xhiroskopëve, duhet të hapim rrugën duke mbytur të gjithë armiqtë që na dalin përpara. Gradualisht nivelet bëhen akoma më të vështirë, duke vënë në provë aftësitë tona. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Sea of Giants: Explore and find castways, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Sea of Giants është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të eksploroni detin e gjigandëve. Duhet të zbuloni gjithashtu të gjitha sekretet për të shpëtuar personin tuaj të dashur nga e cila është marrë peng.

Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment