Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Vlc Remote, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Vlc Remote është një program mjaft i dobishëm për të kontrolluar file-et tuaj video që keni në Mac apo Windows, direkt nga iDevice. Pasi të keni zgjedhur filmin e duhur, ju mund ta shikoni atë kudo ndodheni. Sot mund ta merrni falas për një periudhë të limituar.


Flight Fight 2, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Flight Fight është një lojue mjaft e bukur me aksion, ku ju duhet të luftoni me anije luftarake fluturuese kundra bandave kundërshtare që duan të pushtojnë qytetin. Do të keni mundësi të luani në rreth 90 nivele të ndryshme dh për të fituar duhet të eliminoni të gjithë anijet fluturuese kundërshtare.


- Tribal Quest, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Tribal Quest është një lojë mjaft e bukur ku ju do të ndihmoni personazhin e lojë të gjejë atë çfarë kërkon, në një botë të mbushur me aventurë. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


Orderly: Reminders, Tasks & To Do, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orderly është një program i cili do të na japë mundësinë të menaxhojmë të gjitha eventet tona që do të kemi në të ardhmen. Gjithashtu do të mund të menaxhoni edhe shënimet që mund të keni nevojë të mbani gjatë ditës. Programi është ndërtuar gjithashtu mbi një grafikë mjaft të këndëshme.


Trader's Way, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Trader's Way është një lojë në cilën ju duhet të mëson se si funksionon tregu ndërkombëtar dhe të manipuloni atë në mënyrë që rritni sa më shumë fitimet tuaja. Është një lojë mjaft e thjeshtë dhe tërheqëse. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment