
Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
- Over: Creative Typography, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Over është një program mjaft i dobishim edhe profesional i cili do të na japë mundësinë të krijojmë kartolina ose çdo lloj imazhi duke përdorur të gjitha efektet që ai ofron. Nëse jeni të apasionuar pas fotografisë atëherë ne ju këshillojmë ta merrni këtë program.
- Quick Alarm, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të përdorim iPhone, iPod ose iPad si një zile zgjimi me një grafikë mjaft interesante dhe të thjeshtë për tu përdorur. Mund të zgjidhni midis 8 melodive të ndryshme për tu zgjuar si dhe mund të zgjidhni veshje të ndryshme grafike. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.
- Stopwatch Plus, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Stopwatch Plus është një program të cilin mund ta shfrytëzoni për të kronometruar aktivitetet tuaja fizike që bëni në palestër apo në aktivitete të tjera fizike gjatë ditës. Më pas mund të ruani informacionet duke i dërguar me email. Ja vlen ta merrni këtë program.
- C-Time, nga 1.79€, falas. /iPhone
C-Time është një program mjaft interesant i cili do të na japë mundësinë të ruajmë informacione në lidhje me kohën që harxhojmë në një vënd të caktuar. Programi kërkon përdorimin e sensorit GPS për të kryer funksionet e tij.
- Cavernout, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Cavernout është një lojë mjaft e bukur, ngjitëse dhe me një grafikë të thjeshtë. Detyra juaj është të drejtoni objektin fluturues në brëndësi të shpellave që do të eksploroni në çdo mision. Ja vlen ta merrni këtë lojë.
- Buff Knight, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Buff Knight është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhet të luftoni kundra krijesave të frikshme të cilat bëhen më të këqija me kalimin e misioneve. Gjithashtu gjatë rrugës do të keni mundësinë të përditësoni armët që keni në dispozicion.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.
0 komente:
Post a Comment