
Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
- Gaitometer, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Gaitometer është një program mjaft i dobishëm i cili do t'ju ndihmojë në përmirësimin e mënyrës së ecjes. Nëse keni nevojë të përmirësoni mënyrën e të ecurit edhe për arsye shëndetësore atëherë programi në fjalë do t'ju ndihmojë të impostoni sa më mirë mënyrën e të ecurit.
- HappyTruck, nga 1,79€, Falas /iPhone, iPad
Në këtë lojë duhet të ngisni kamionin që sjell frutat në pazar, duke evituar pengesat që du ju bëjnë të humbni kohë.
Në këtë lojë duhet të ngisni kamionin që sjell frutat në pazar, duke evituar pengesat që du ju bëjnë të humbni kohë.
- LiquidPad, nga 0.89€, falas. /iPhone
LiquidPad është një program që e kthen virtualisht, sipërfaqen e ekranit të iPhone në një sipërfaqe të lëngshme. Sot munda ta shkarkoni falas.
LiquidPad është një program që e kthen virtualisht, sipërfaqen e ekranit të iPhone në një sipërfaqe të lëngshme. Sot munda ta shkarkoni falas.
- Crazy Monster Truck, nga 1.59€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë i përket kategorisë së lojërave pa fund. Pasi kein vjedhur paratë nga ndonjë bankë e vetmja mundësi për tu larguar nga policia është të ngisni një makinë super të madhe në autostradën pa fund dhe për të shpëtuar duhet të shkoni shumë larg. Kjo nuk do të jetë shumë e thjeshtë sepse policia dhe forca të tjera nuk do t'ju lejojnë të shkoni larg.
- Bio Inc. Platinium, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Bio Inc është një lojë mjaft e bukur edhe tepër e veçantë, në të cilën ju duhet të luani në rolin e një biologu, i cili do të krijojë sëmundje vrasëse për armiqtë e tij. Duhet të luani me imagjinatë për të krijuar viruse të cilat do të dëmtojnë rëndë armikun. Ja vlen ta merrni këtë lojë.
- Super Tank Battle, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë kujton një nga lojërat më të luajtura nga të gjithë ne në vitet 90', Tank 1990. Detyra juaj është të mbroni shqiponjën nga sulmet e tankeve të tjerë. Do të luani në shumë misione dhe gjatë lojës mund të përditësoni tankun tuaj duke e bërë më të fortë dhe të rrezistueshëm ndaj sulmeve. Ja vlen ta keni në iPhone këtë lojë.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.
0 komente:
Post a Comment