Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Tesla Wars II, nga 0.89€ falas. /iPhone, iPad
Tesla Wars është një nga lojërat më të shkarkuara në App Store. Detyra juaj të mblidhni të gjitha forcat për të luftuar kundër armikut i cili ka në dispozicion tanke dhe rraketa të cilat në qoftë se ju shinjestrojnë jeni të vdekur. Për të ndaluar energjinë e armikut ju duhet ti gjuani ndërtesës Tesla për të shuar energjinë që ai i transmeton rrobotëve. Në dispozicion do të keni armë, bobma toksike, fuqi elektromagnetike si dhe shumë armë të tjera që do i zbuloni gjatë lojës.


-  GoDial Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
GoDial është një program mjaft interesant i cili do të na japë mundësinë të krijojmë seksione me kontaktet telefonike duke i ndarë ato sipas dëshirës. Do të kemi mundësinë të shtojmë ose të heqim një kontakt nga një seksion në mënyrë mjaft intuitive. Ja vlen ta keni këtë program.


- Tayasui Sketches+, nga 4.79€ falas. /iPhone, iPad
Tayasui Sketches është një program nëpërmjet të cilit ju mund të krijoni imazhe në formën e vizatimeve. Ai ju lejon që të shprehni fantazinë tuaj duke ju ofruar disa dhjetëra efekte grafike profesionale. Ja vlen ta merrni këtë program.


Spark Camera, nga 0.89€, falas. /iPhone, Pad
Spark Camera është një program i cili na lejon të bëjmë filmime me fotokamerën e iDevice, në mënyrë mjaft të thjeshtë por dhe profesionale. Nëpërmjet këtij programi ju mund të shprehni fantazinë tuaj në çastet e lumtura që përjetoni dhe Spark Camera do t'ju japë mundësinë të filmoni këto çaste. Ja vlen ta provoni.


Bridge Constructor, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Bridge Constructor është një lojë mjaft interesante në të cilën ju duhet ndërtoni ura mbi lumenj. Bukuria e kësaj loje qëndron në faktin se ju jeni një inxhinier që keni një buxhet parash për të ndërtuar një ure dhe duhet ta ndërtoni atë sa më shpejt dhe sa më me pak para. Pasi e ndërtoni ura juaj do të testohet dhe në qoftë se testi kalohet ju kaloni në një nivel tjetër.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment