Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

PhotoJus Travel FX, nga 1,79€, falas /iPhone
Fotokamera më e mirë për udhëtartët! Jeni me pushime? Jeni për darkë në një restorant romantik? PhotoJus Travel FX shton automatikisht emrin e vëndit për fotot tuaja. Krijoni kartolina virtuale dhe ndajini ato me miqtë tuaj. 


Net Master: IT Tools & Lan Scanner, nga 5.49€, falas. /iPhone
Net Master është një program i cili i dedikohet personave që punojnë si IT dhe sjell për ato disa funksione mjaft profesionale për punën e tyre. Këto funksione sillen në mënyrë mjaft të thjeshtë nëpërmjet këtij programi i cili do t'ju lehtësojë disi punën tuaj. Ja vlen ta keni në iPhone.


- Fisheye Pro, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Fisheye Pro është një program i cili ju jep mundësinë ti aplikoni fotove tuaja efektin e quajtur "syri i peshkut".  Programi do të aplikojë këtë efekt në kohë reale, pra ku ju po krijoni foton me iDevice. Nëse jeni të apasionuar pas fotografisë ne jua këshillojmë këtë program.


- Kingdom Tales, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
Kingdom Tales është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndërtoni mbretërinë tuaj edhe më pas ta zgjeroni atë. Gjithashtu është një nga lojërat më bukura në App Store me temë strategji edhe sot mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment