Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- WidgeTunes, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
WidgeTunes është një program i cili na jep mundësinë të ndryshojmë pjesën muzikore që po luhet në iTunes, pa patur nevojë të shtojmë fjalëkalimin nëse kemi aktivizuar këtë funksion sigurie. Sot mund ta merrni falas këtë program.


YoWindow Weather, nga 0,99€, falas /iPhone, iPad
YoWindow është një program mjaft i dobishëm i cili do të sjellë informacione në lidhje me kushtet meteologjike për qytetin tuaj, në mënyrë mjaft të detajuar. Ja vlen ta keni këtë program si alternativë mjaft e mirë e programi zyrëtar të iOS që kryen këtë funksion.


Notes Note-ify, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Notes Note-ify është një program i cili sjell në iDevice një menaxhues mjaft profesional i shënimeve tuaja. Programi na lejon gjithashtu që këto shënime ti ruajmë në Dropbox apo iCloud.  Ja vlen ta merrni këtë program.


- MSQDR: Live Filters, nga 0.89€, falas. /iPhone
Msqdr është një program i cili na lejon ti aplikojmë efekte grafike fotove selfie që bëjmë. Në listën e efekteve do të gjeni filtra të cilat i aplikohen pjesës së fytyrë edhe ato janë marrë nga vip-at më të mëdhenj të botës. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment