Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

MovieSpirit, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
MovieSpirit është një program që do të na lejojë të modifikojmë filmimet të bëra me fotokamerën e iDevice. Në program do të gjeni disa efekte mjaft profesionale të cilat do të bëjnë filmimet tuaja, mjaft të bukura. Më pas mund ti ndani ato me miqtë tuaj në rrjetet sociale.


Gangstar Vegas, nga 4,99€, falas /iPhone, iPad
Një lojë me të vërtetë interesante që ka histori të ngjashme me një film. Duhet të përfundoni plot 80 misione plot aksion, duke bërë aleanca me personazhe të rrezikshëm, me një objektiv të vetëm, të merrni nën kontroll qytetin.


Plex, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Plex është një program i cili do të na lejojë të organizojmë të gjitha materialet muzikore edhe video duke i shtuar atyre shumë informacione. Për më tepër ju mund të ruani në serverat e Plex çdo material e më pas mund ti ndani ato me miqtë tuaj. Programi do të konvertojë videot në mënyrë automatike për çdo iDevice.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment