Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Week Agenda Ultimate, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Week Agenda Ultimate është një program  i cili do të na japë mundësinë të kemi në iDevice një agjendë virtuale mjaft të dobishme në qoftë se jeni mësuar të shënoni çdo event të ditës tuaj ose ato që do të keni në të ardhmen. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ruler Box, nga 1,79€, falas. /iPhone, iPad
Ruler Box është një program mjaft interesant i cili na jep mundësinë të kemi në iPhone ose iPad disa lloje vizoresh matëse të cilat mund të shfrytëzohen për të matur realisht gjatësinë e një objekt nëpërmjet iDevice-it tuaj.


Crop Videos, nga 2,99€, falas /iPhone, iPad
Prisni videot ashtu siç prisni edhe fotot në iPhone. Zmadhojini dhe zgjedhni përmasat që dëshironi. Shikoni videot tuaja ndërsa i modifikoni, dhe eksportojini direkt tek aplikacioni i imazheve në iPhone. Një aplikacion me të vërtetë interesat që ia vlen ta shkarkoni.


Table Top Racing, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Table Top Racing është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të garoni dhe të luftoni për të zënë vëndin e parë. Gjate lojës mund të nxirrni jashtë lojë kundërshtarët duke i qëlluar ato me armë të ndryshme që do të mund ti përditësoni gjatë lojës. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment