Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Don't Run With a Plasma Sword, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të kontrolloni një një luftëtar i cili ka një shpatë të veçantë i cili mund të sterminojë armikun. Ju duhet ta ndihmoni atë të çlirojë tokën nga pushtimi alien. Do të merrni pjesë në mjaft misione dhe sigurisht kjo është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Atomus, nga 0.89€, falas. /iPhone
Atomus është një program zbavitës nëpërmjet të cilit mund të krijoni imazhe abstrakte duke modifikuar linjat shumë ngjyrëshe sipas fantazisë tuaj. Grafika e skenave është mjaft e lartë dhe duke lëvizur gishtat në ekran do të zbaviteni duke luajtur dhe duke krijuar  e kombinuar forma shumë ngjyrëshe të linjave. Ja vlen ta provoni.


- Warhammer 40,000: Free Blade, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Warhammer është një lojë mjaft e bukur me akison ku ju duhet të drejtoni një super rrobot të armatosur deri në dhëmbë. Do të luftoni në 136 misione të ndryshme të cilat do të përmirësojnë armët e rrobotit edhe aftësinë tuaj për të eliminuar armikun. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


IQ Test Pro Edition, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
IQ Test është një program mjaft kurioz i cili na jep mundësinë të kryejmë teste të ndryshme për matur nivelin e inteligjencës. Programi do të rregjistrojë rrezultatet ku më pas mund ti publikoni ato online. Ja vlen ta merrni këtë prgram


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment