Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Eazy Reminder, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Eazy Reminder është një program mjaft i dobishëm i cili do t'ju njoftojë për eventet e parapërcaktuara  . Ju këshillojmë që ta merrni këtë program sepse është mjaft i thjeshtë për tu përdorur edhe mbi të gjitha lejon dhe rregjistrimin vokal i cili mund të përdoret si sinjal i alarmit të njoftimit.


Speed Test Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone
Speed Test Pro është një program mjaft interesant i cili do të na japë mundësinë të kemi në iPhone ose iPad një matës të shpejtësisë së internetit si dhe shumë informacione të tjera në lidhje me rrjetin ku jemi lidhur. Ja vlen ta keni këtë program.


Phoenix Photo Editor, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Phoenix Photo Editor është një nga programet më të mira në App Store për përpunimin e fotove ku do të keni mundësi të zgjidhni midis dhjetra efekteve profesionale. Më pas mund të ndani imazhin e përpunuar me miqtue tuaj direkt në rrjetet sociale.


Dracula Twins, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Dracula Twins është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju do të ndihmoni 2 binjakët vampirë të shpëtojnë mikun e tyre të rrëmbyer nga një person i cili do të marrë gjakun e tij për tu bërë i pavdekshëm. Gjatë udhëtimit tuaj duhet të keni kujdes pasi do të gjeni shumë penges. Ja vlen ta luani këtë lojë në kohën tuaj të lirë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment