
Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
- Go Monsters: Create Your Own Monster, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Go Monsters është një lojë mjaft e bukur dhe edukative ku ju duhet të krijoni personazhin tuaj të frikshëm sipas fantazisë. Në lojë do të gjeni me mijëra model krijesash të cilat mund ti përdorni për të krijuar personazhin tuaj.
- iKamasutra, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
iKamasutra është një program të cilin mund ta shkarkoni nëse keni 17 vjeç e sipër. Në të do të gjeni të gjithë shkrime mbi njëmijë vjeçare të Kama Sutra, në lidhje me raportin seksual në një çift. Leksionet ndahen në 9 kategori.
Skill Game është një lojë me temë kuic edhe mjaft e sukseshme në App Store. Qëllimi i lojës është të kombinoni numrat sipas rregullave të përcaktura edhe në një kohë mjaft të shpejtë, përpara të gjithë kundërshtarëve. Ja vlen ta provoni këtë lojë.
- Full Deck Pro Solitaire, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Full Deck sjell në iOS lojën e famshme me letra fati, solitaire. Qëllimi i lojës është të zbuloni të gjitha letrat e fshehura dhe ti rëndisni ato sipas rregullit të kërkuar. Ja vlen ta merrni këtë program.
Runtastic Heart Pro është një program që kryen funksionin e matjes së rrahjeve të zemrës gjatë një aktiviteti fizik. Për veç këtij informacioni do të keni në dispozicion edhe shumë informacione të tjera. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.
0 komente:
Post a Comment