
Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
- Videocraft, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Videocraft është një program mjaft profesional për të krijuar dhe modifikuar file video. Programi do t'ju lejojë të kombinoni imazhe dhe file muzikorë ose mund edhe efekt audio. Ja vlen ta merrni këtë program.
- Chain Breaker, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
- Alien Sky, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Alien Sky është një program mjaft interesant i cili sjell për ju një foto editor mjaft të kompletuar nëpërmjet të cilit mund të krijoni fotografi që shprehin të ardhmen e universit sipas imagjinatës tuaj duke shfrytëzuar efektet grafike që ky program ofron. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.
Në serinë e personazhit Chop Chop ju do të luani në rolin e një Ninja në të cilën do të shpëtoni vajzën e imperatorit nga rrëmbyesit. Duhet të luftoni në Kinën antike me shkathtësinë tuaj dhe armët që do të keni në dispozicion. Ja vlen ta keni këtë lojë.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.
0 komente:
Post a Comment