
Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
- Pythagorea, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pythagorea është një program edukativ i cili i dedikohet studentëve të lëndës së Gjeometrisë. Nëpërmjet tij, ju do të mësoni konceptet e kësaj shkence duke vizatuar mbi ekranin e iPhone ose duke zgjidhur kuicet që ai do t'ju bëjë pasi të keni kuptuar teorinë.
- PhotoTangler Collage Maker, nga 1.59€, falas. /iPhone
Ky aplikacion na lejon të krijojmë në mënyrë shumë të thjeshtë kolazhe me fotografitë që kemi ruajtur në iPhone. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.
- Little Boat River Rush, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të drejtoni një varkë me motorr në dredhitë e lumenjve për të fituar të gjitha garat e mundshme me qëllim që të jeni ju kampioni absolut. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aspak një detyrë e thjeshtë. Sot mund ta merrni falas këtë lojë.
- Pilot's Path, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pilot's Path është një lojë me aventurë dhe ku ju duhet të praktikoheni të pilotoni një helikopterr. Përveç grafikës në 2D nga lart, loja ofron një mënyrë të mirë për të kaluar kohën e lirë dhe sigurisht kërkon dhe impenjim për tu luajtur. Ja vlen ta provoni në iDevice-in tuaj.
- System Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është një nga programet më të kompletuara në App Store për të liruar memorien RAM, për ta monitoruar atë, për të kontrolluar jetëgjatësinë e baterisë, si dhe për monitorimin e proçesorit dhe memories fikse. Sot mund ta shkarkoni falas dhe ja vlen ta keni në iPhone këtë program.
- Forever Lost: Episode 1, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Forever Lost është një lojë me aventurë dhe duhet të gjeni rrugën e daljes në ndërtesën ku ndodheni. Në episodin e parë ju duhet të zbuloni të gjitha sekretet të cilat janë fshehur nëpër dhoma dhe ju duhet ti zbuloni për të gjetur daljen. Ja vlen ta provoni në iPhone ose iPad-in tuaj.
Forever Lost është një lojë me aventurë dhe duhet të gjeni rrugën e daljes në ndërtesën ku ndodheni. Në episodin e parë ju duhet të zbuloni të gjitha sekretet të cilat janë fshehur nëpër dhoma dhe ju duhet ti zbuloni për të gjetur daljen. Ja vlen ta provoni në iPhone ose iPad-in tuaj.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.
0 komente:
Post a Comment