
Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
Marble Merge është një lojë e bukur me temë kuic ku ju duhet të mbivendosni sferat në mënyrë të tillë që ato të shpërthejnë edhe të lirojnë hapësirë për të vazhduar lojën. Është një lojë që me siguri do t'ju bëjë për vete kështu që ja vlen ta provoni.
- Frax: The First Realtime Immersive Fractal, nga 0.89€, falas. /iPhone
Frax është një program mjaft inovativ i cili do t'ju lejojë të përdorni fantazinë për të krijuar imazhe grafike me efekte të cilat aplikohen në kohë reale. Gjatë krijimit të një imazhi ju do të keni mundësi të rregulloni shumë parametra të efektit që po përdorni.
- 3D Earth: Wheather Forecast, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet 3D Earth do të keni në iDevice një program mjaft të kompletuar edhe inovativ, për të patur në kohë reale informacione në lidhje me motin në shtetin tuaj. Gjithashtu posizioni i shtetit që zgjidhni do të animohet me një efekt 3D mjaft të bukur. Ja vlen ta merrni këtë program.
- Sky Guy, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sky Guy është një lojë në të cilën ju duhet të ndihmoni një djalë që ka mësuar të fluturojë, të udhëtojë në qiejt e qytetit. Kini kujdes sepse gjatë udhëtimit duhet të shmangni të gjitha pengesat përndryshe do të rrëzoheni edhe missioni do të mbarojë.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.
0 komente:
Post a Comment