
Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
- Fort Defenders 7 Seas, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fort Defenders është një lojë mjaft e bukur me aventurë në të cilën ju do të lundroni 7 detet me ekipin tuaj pirat. Kini kujdes sepse do të përballeni me armiq që vijnë nga deti edhe toka. Ja vlen ta provoni këtë lojë.
- Rhythm Cat Pro, nga 4.89€, falas. /iPhone, iPad
Rhythm Cat Pro është një lojë për të rritur dhe fëmijë nëpërmjet të cilës ju do të mësoni se si të lexoni ritmet dhe të argëtoheni në të njëjtën kohë duke bërë macen e zezë të kërcejë sipas ritmit që ju do ti përcillni. Mund të luani në 60 nivele të ndryshme dhe do të dilni i pari vetëm në qoftë se ndiqni ritmet sipas notave.
- Symmetrain, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Symmetrain është një lojë në të cilën ju do të drejtoni trenët ekspres nga një qytet në një tjetër. Kini kujdes sepse duhet të jeni të saktë në manovrat gjatë rrugës sepse mund dilni jashtë kohe ose të rrezikoni jetën e udhëtarve. Ja vlen ta provoni këtë lojë.
- Phoenix Photo Editor, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Phoenix Photo Editor është një nga programet më të mira në App Store për përpunimin e fotove ku do të keni mundësi të zgjidhni midis dhjetra efekteve profesionale. Më pas mund të ndani imazhin e përpunuar me miqtue tuaj direkt në rrjetet sociale.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.
0 komente:
Post a Comment