WhatsApp ka njoftuar se zgjdhja e saj për abonimet vjetore nuk ka qenë e suksesshme. Për këtë arsye në javët e ardhshme WhatsApp do të heqë përgjithmonë abonimet dhe aplikacioni do të bëhet krejtësisht falas përgjithmonë. Më përpara, pas vitit të parë, për të shfrytëzuar shërbimet e WhatsApp, duhet të paguanim 99 cent në vit. Për këtë abonim kishte disa përjashtime, të dedikuara veçanërisht klientëve të parë iOS, që mund ta përdornin krejtësisht falas.

Sipas kompanisë këto abonime nuk kanë sjellur shumë avantazhe, pasi shumë klientë nuk kanë një kartë krediti për të bërë një abonim pas një viti në provë,  dhe kjo ide i ka frikësuar shumë përdorues. Për këtë arsye WhatsApp ka vendosur të heqë dorë nga abonimet. Klientët që kanë paguar për një abonim vjetor, nuk do të rimbursohen, por abonimet do të largohen menjëherë nga aplikacioni.  /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment