Për herë të parë pas 13 vitesh Apple parashikon një rënie të të ardhurave dhe shitjeve të iPhone duke sinjalizuar edhe fundin e epokës së artë. Ditën e Martë kompania zbuloi se tremujorin fiskal mbyllur në dhjetor të 2015-ës shënoi shitjen e 74.8 milion iPhone. Rritja prej 0.4 % e shitjeve të iPhone 6S dhe 6S Plus është më e ulëta që nga prezantimi i këtij produkti 9 vite më parë, pikërisht në 2007-ën.

Në aspektin e të ardhurave u shënuan shifra record prej 75.9 miliard dollar dhe fitim prej 18.4 miliard dollar. Një rënie e rritjes së shitjeve të iPhone ishte parashikuar edhe nga vetë shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook. Aktualisht iPhone ngelen popullorë në kontinetin Amerikan. Edhe tregu kinez premton me një rritje prej 14 % gjatë 2015-tës ndërkaq janë tregjet e Hong Kong ku Apple po humbet terren.

Për tre mujorin e ardhshëm kompania parashikon shitje prej 50-52 milion njësi dhe kjo do të shënonte për here të parë rënie të shitjeve të kompanisë. Vitin e kaluar po në të njëjtën periudhë, Apple shiti 61.2 milion iPhone. Por pavarisisht atyre që u thane më lart, Apple ngelet kompania më fitimprurëse në S&P 500 dhe kompania me vlerën më të lartë tregtare në SHBA. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment