Me shumë mundësi nuk e dinit, por në iPhone dhe iPad mund të regjistroni të gjitha gjurmët e gishtërinjve që dëshironi nëpërmjet Touch ID, më shumë se pesë. Zyrtarisht, sensori i gjurmëve të gishtave në iPhone 5s, iPhone 6/6s dhe iPad Air 2 dhe iPad Mini 3, ju lejon të regjitroni maksimumi 5 gishta, por në realitet mund të regjitroni edhe më tepër. Ndiani guindën tonë:

  • Shkoni tek Settings > Touch ID, vendosni kodin tuaj pin për ta zhbllokuar dhe më pas shtypni opsionin për të shtuar një gjurmë të re, nëse opsioni është në ngjyrë gri dhe i pa disponueshëm, fshini njërin nga gishtat që keni regjistruar. 

  • Tani hapni proçesin e konfigurimit, por sa herë që sistemi t'iu kërkojë që të ngreni gishtin dhe ta rivendosni, ju ndryshoni gisht. Praktikisht, mund të regjistroni 3 ose 4 gishta për çdo konfigurim, duke e përsëritur këtë veprim për të gjithë gishtat.

Pasi të keni përfunduar, të gjithë gishtat që keni përdorur do të funksionojnë për të zhbllokuar pajisjen tuaj dhe për të autorizuar ndonjë veprim tjetër. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment