Sot duam t'iu prezantojmë një tweak të ri të disponueshëm në Cydia që quhet SwipeToDeleteContact dhe e bën më të thjeshtë menaxhimin e kontakteve në iPhone. Çuditërisht, brenda aplikacionit të kontakteve nuk mund të fshihen dot kontaktet nëse nuk hapim një kontakt specifik, SwipeToDeleteContact e shton këtë funksion brenda aplikacionit "Contacts".


Pasi të keni instaluar këtë tweak, mund të fshini çdo kontakt që dëshironi thjeshtë me një swipe. Nga menuja Settings mund të aktivizoni funksionet që ju pëlqejnë më shumë, të aktivizoni ose ç'aktivizoni programin ose të vendosni nëse dëshironi që të kërkojë një konfirmim përpara se të fshini një kontakt të caktuar.


Nëse jeni të interesuar, SwipeToDeleteContact mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment