Në këtë artikull do t'ju shpjegojmë se si të fshini mesazhet në iOS, në një interval kohe të pëcaktuar nga ju. Të gjithë shkëmbejmë mesazhe gjatë ditës me miqtë edhe familiarët tanë dhe një pjesë e mirë e tyre mund të përmbajnë imazhe apo rregjistrime zanore. Kjo gjë bëhet problematike kur iDevice që keni ka memorie fikse të vogël, si përshëmbull 16 GB.

Për fat të mirë iOS integron një funksion i cili na lejon të fshijmë automatikisht mesazhet pas një intervali kohe të përcaktuar. Pas kohës së përcaktuar, sistemi operativ do të aktivizojë një mekanizëm i cili do të pastrojë bazën e të dhënave ku ruhen mesazhet SMS apo iMessage. Për të aktivizuar këtë funksion hapat janë mjaft të thjeshtë:

Hapi 1: Shkojmë tek menu-ja Settings e iOS

Hapi 2: Më pas shkojmë tek sub menu-ja e Message

Hapi 3: Aty zgjedhim opsionin Keep Messages që ndodhet nën titullin Message History i cili do të na çojë në një menu tjetër.

Hapi 4: Zgjedhim një nga 3 opsionet që ofron menu-ja, të cilat janë 30 Ditë, 1 Vit ose Përgjithmonë.

Hapi 5: Pasi zgjedhim opsionin e preferuar, iOS do të kërkojë që të fshijë mesazhet që ekzistojnë që nga përpara intervalit të përcaktuar, nëpërmjet një konfirmimi.

Për të zgjedhur intervalin më të mirë do të mjaftojë të shikoni nëse mesazhet që shkëmbeni përmbajnë imazhe apo sekuenca filmike, të shpeshta. Nëse ashtu është, atëherë do të ishte më mirë që të zgjidhnit funksionin e fshirjes pas 30 ditëve.

Për çdo paqartësi ne ju ftojmë të komentoni seksionin e mesazheve të këtij artikulli. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment