Edhe në iOS 9 është zbuluar një bug që lejon fshehjen e aplikacioneve të sistemit që janë të instaluara në iPhone. Shumë përdorues nuk përdorin aplikacionin e Bursës apo Wallet, kështu që mund të rezultojë e domosdoshme kjo guidë që ju mëson se si t'i fshehni ato.

Guida është shumë e thjeshtë dhe konsiston në krijimin e një folderi dhe në spostimin e ikonave në faqen e fundit të disponueshme, duke klikuar njëkohësisht butonin Home pa e lëshuar ikonën që po mundohemi të spostojmë.


Siç mund ta shikoni nga videoja e mëposhtme, mjaftojnë pak sekonda për të fshehur të gjitha ikonat e aplikacioneve. Këto aplikacione mund konsultoni nëpërmjet Spotlight dhe do të rishfaqen nëse bëni një reboot të pajisjes tuaj. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment