Në këtë artikull do t'ju sjellim një guidë mjaft të thjeshtë, nëpërmjet të cilës ju mund të aktivizoni rrjetin 4G në kompaninë Vodafone. Kujtojmë që 4G është një teknologji nëpërmjet të cilës ju aksesoni rrjetin e internetit me shpejtësi të lartë kudo ndodheni në Shqipëri.
Për ta aktivizuar në telefonin tuaj ju duhet të ndiqni këto hapa:
- Hapi 1: Siguroni që pajisja juaj të suportojë rrjetin 4G ose LTE. Kjo teknologji suportohet vetëm tek versionet e iPhone 5 e lart.
- Hapi 2: Dërgojmë një sms e cila përmban tekstin "4G" në numrin 136
- Hapi 3: Nëse e keni aktivizuar apo karta juaj nuk suporton teknologjinë 4G, Vodafone do t'ju njoftojë nëpërmjet një mesazhi i cili nuk lejon vazhdimin e procedurës. Nëse çdo gjë është në rregull ju do të njoftoheni se shërbimi është aktivizuar por duhet të fikni dhe me pas të ndizni aparatin në mënyrë që procedura të mbarojë.
- Hapi 4: Pasi rindezim aparatin, Vodafone do t'ju njoftojë përsëri se teknologjia 4G është aktivizuar, por do t'ju duhet të shkoni në menu-në Settings -> Mobile Data -> Voice and Data edhe të zgjidhni funksionin LTE
Që nga ky moment ju do të eksploroni rrjetin e Internetit me shpejtësi të lartë. Duam gjithashtu t'ju qartësojmë që kjo teknologji konsumon më shpejtë baterinë realisht, edhe pse sipas ekspertëve nuk duhet të ketë asnjë ndryshim. Ju kujtojmë gjithashtu se 4G ofrohet vetëm në Tiranë, Durrës, Gjiri i Lalëzit, Drimadhes, Vlorë, Jalë, Dhërmi, Himarë, Sarandë, Fier, Elbasan, Shëngjin, Ksamil, Shkodër dhe Korçë. Për çdo paqartësi mund të komentoni në këtë artikull. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment