Në këtë artikull do t'ju sjellim një mini guidë e cila do t'ju shpjegojë se si të kurseni baterinë duke ç'aktivizuar përditësimin e programeve që nuk po i përdorni edhe të cilët po ekzekutohen në statusin Prapaskenë ose Background. Duam t'ju kujtojmë se nëse përdorni një program edhe më pas hapni një tjetër, programi i parë kalon automatikisht në statusin e ekzekutimit, në prapaskenë.
Kjo do të thotë se programi nuk është mbyllur plotësisht nga sistemi operativ por është në gjëndje pritjeje për tu aktivizuar përsëri. Ky funksion kërkon konsum baterie edhe për më tepër, duke filluar që nga iOS 7, çdo program ka të drejtë të kryej edhe operacione të ndryshme ndërkohë. Ky funksion quhet Përditësim në Prapaskenë ose "Background App Refresh", të cilin çdo program mund ta shfrytëzojë për të përditësuar të dhënat.
iOS na lejon, në qoftë se duam, të ç'aktivizojmë funksionin e Përditësimit në Prapaskenë i cili automatikisht do të ulë konsumin e baterisë. Gjithashtu ju mund të përcaktoni edhe se cili program duhet ta përdorë atë ose jo, duke ndjekur këto hapa:
- Hapi 1: Shkojmë tek menu Settings e iOS
- Hapi 2: Zgjedhim elementin General
- Hapi 3: Zgjedhim Background App Refresh
- Hapi 4: Në ndërfaqen e fundit mund të aktivizojmë/ç'aktivizojmë funksionin për të gjithë programet ose vetëm për programe të caktuara.
Për çdo paqartësi ne ju ftojmë të na komentoni në seksionin e komenteve të këtij artikulli. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment