Samsung ka prezantuar në një event versionin e dytë të SmartWatch Gear i cili do të vij së shpjeti në treg. Ky produkt në fakt është përmëndur për herë të parë në Shtator të 2015 por këto ditë është prezantuar versioni final.
Samsung Gear S2 do të ketë një ekran me kualitet Super AMOLED 360x360 dhe dimensione prej 1.2 - inch. Forma e ekranit do të jetë rrethore edhe për këtë shumë ekspertë i kanë dhënë notë të lartë. Përsa i përket sensorëve, produkti integron sensor për matjen e të rrahurave të zemrës, barometër, NFC edhe të gjitha të dhënat e tyre do të përpunohen nga sistemi operativ Tizen, i zhvilluar nga vetë Samsung.
Një ndër funksionet e reja të këtij produkti është edhe komunikimi me iOS, që sipas ekspertëve nuk do të sjellë të gjitha funksionet që gjejmë në Android sepse Apple nuk lejon komunikimin me disa komponentë të caktuar. Edhe pse përdoruesit e këtij produkti do të kenë më pak funksione nëse përdorin një iPhone ose iPad, Samsung është e vendosur ta prezantojë atë pasi do të synonte një pjesë të tregut ku zotërohet nga Apple Watch.
Tjetër element interesant i Gear S2 janë edhe ngjyrat, ku përdoruesi mund të zgjedhë midis ngjyrës së platinit edhe ngjyrës rozë të florinjtë. Data e hedhjes në treg nuk është përcaktuar akoma por për më tepër informacione ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment