Siç ju sinjalizuam pak minuta më parë, Apple ka lëshuar iOS 9.3 beta për zhvilluesit. Ky version sjell disa funksione të reja mjaft interesante të cilat mund t'i zbuloni më poshtë duke lexuar artikullin tonë, i cili do të jetë në përditësim të vazhdueshëm.
Risitë që sjell iOS 9.3 beta 1:
1. Konfigurimi i Profilit - Në të kaluarë, përditësimet e rëndësishme të sistemit, për t'u instaluar kërkonin detyrimisht përdorimin e iTunes gjatë fazës beta testing. Tani Apple i lejon zhvilluesit të evitojnë këtë hap duke e instaluar iOS 9.3 edhe nëpërmjet funksionit OTA falë një profili konfigurimi.
2. Apple Watch - Sëbashku me iOS 9.3 është lëshuar edhe watchOS 2.2, një iPhone mund të kombinohet me më shumë se një Apple Watch. Të dy këto versione të sistemit janë të domosdoshëm për të shfrytëzuar këtë funksion.
3. Night Shift - Bëhet fjalë për një funksion që na kujton pak programin f.lux për Mac që e lejon pajisjen të impostojë automatikisht tonalitetin më të mirë të ekranit duke u bazuar tek informacione si orari dhe pozicioni në GPS. Kjo për të mos e lodhur shikimin e përdoruesit dhe për të evituar një ekspozim të ekzagjeruar me dritën. Për shembull, me afrimin e natës ndriçimi i ekranit do të jatë më afër të verdhës, ndërsa në mëngjes me një tendencë më afër ngjyrës blu.
4. Notes - Tani shënimet mund t'i mbroni me password dhe janë të disponueshme edhe disa mjete të reja për t'i organizuar ato.
5. Apple News - Algoritmet janë përmirësuar për të ofruar artikuj të zgjedhur në bazë të kërkesave të përdoruesit. Është shtuar edhe një funksion landcape dhe videot.
6. Health - Aplikacioni i shëndetit është përditësuar me një grafikë të re, më të thjeshtë për t'u përdorur. Është shtuar një menu i ri në disa kategori, për të ndrihmuar përdoruesit që të zbulojnë aplikacione që mund të përdoren për të mbledhur të dhëna rreth shëndetit.
7. CarPlay - Kjo platformë përfshin tani edhe seksionet New dhe For You në Apple Music, sëbashku me funksionin Nearby në hartat e Apple për të zbuluar lokale dhe gjëra të tjera.
8. Edukimi - iOS 9.3 sjell edhe disa të reja në lidhje me edukimin, si aplikacionin e ri Classroom dhe Apple School Manager. Është shtuar gjithashtu edhe një multi login në iPad, që fillimisht do të limitohet në shkollat ku tableti i Apple përdoret me profile të ndryshme.
9. 3D Touch - Janë shtuar disa komanda 3D Touch për aplikacionet e sistemit si App Store, Busulla, Moti, Health, Bursa dhe Settings.
Këto janë disa nga risitë që kemi zbuluar deri në këto momente. Sapo të zbulojmë ndonjë funksion të ri, do ta shtojmë menjëherë brenda këtij artikulli. /iPhoneAlbania
Risitë që sjell iOS 9.3 beta 1:
1. Konfigurimi i Profilit - Në të kaluarë, përditësimet e rëndësishme të sistemit, për t'u instaluar kërkonin detyrimisht përdorimin e iTunes gjatë fazës beta testing. Tani Apple i lejon zhvilluesit të evitojnë këtë hap duke e instaluar iOS 9.3 edhe nëpërmjet funksionit OTA falë një profili konfigurimi.
3. Night Shift - Bëhet fjalë për një funksion që na kujton pak programin f.lux për Mac që e lejon pajisjen të impostojë automatikisht tonalitetin më të mirë të ekranit duke u bazuar tek informacione si orari dhe pozicioni në GPS. Kjo për të mos e lodhur shikimin e përdoruesit dhe për të evituar një ekspozim të ekzagjeruar me dritën. Për shembull, me afrimin e natës ndriçimi i ekranit do të jatë më afër të verdhës, ndërsa në mëngjes me një tendencë më afër ngjyrës blu.
8. Edukimi - iOS 9.3 sjell edhe disa të reja në lidhje me edukimin, si aplikacionin e ri Classroom dhe Apple School Manager. Është shtuar gjithashtu edhe një multi login në iPad, që fillimisht do të limitohet në shkollat ku tableti i Apple përdoret me profile të ndryshme.
0 komente:
Post a Comment