Sipas zërave të fundit, Apple po realizon diçka që do të inatosë shumë përdorues: heqjen e portës standarte jack të kufjeve në iPhone 7, duke përdorur kështu vetëm kufje Bluetooth ose me konektor Lightning. Por cila është arsyeja e vërtetë që e ka shtyrë Apple-in të marrë një vendim të tillë?
Sipas një teorie mjaft interesante, bëhet fjalë për përmasat e iPhone dhe jo vetëm për trashësinë. Projektuesi Matt Galligan është i bindur se arsye e vërtetë që e ka bërë Apple të bëjë një zgjedhje të tillë, është nevoja për më shumë hapësirë për ekranin e iPhone 7. Apple po mendon të zvogëlojë përmasat e përgjithshme të pajisjes, në mënyrë që ekrani të zërë pjesën më të madhe të hapësirës dhe të përdoret edhe në vend të disa butonave fizikë.
Vetëm duke eliminuar portën prej 3.5 mm të kufjeve, Apple do të arrinte të realizonte një iPhone më pak të ngarkuar pa patur nevojë për përshtatje të veçanta hardware. Një ide mund të jetë ajo e një ekrani që do të zinte komplet pjesën frontale të iPhone 7 me një buton Home virtual të integruar në ekran. Si mendoni? /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment