Mungon akoma shumë nga prezantimi i iPhone 7, por shumë dizajner janë shrehur, duke propozuar disa koncepte, se si mund të jetë smartphone i ardhshëm i Apple. Sot duam t'iu prezantojmë me një koncept mjaft interesant të realizuar nga Arthur Reis, që e imagjinon iPhone 7 të ngjashëm me iPod Touch.


iPhone 7 i imagjinuar nga Arthur Reis, ka një dizajn mjaft familjar, që e kemi parë më parë në gjeneratat e vjetra të iPod touch dhe iPhone. Pjesa e prapme prej alumini na kujton shumë atë të iPod touch, ndërsa forma e rrumbullakët është mjaft e ngjashme me atë të iPhone 2G, 3G dhe 3GS. Në pjesën frontale kemi një ekran AMOLED, pa buton Home fizik, që do të zëvendësohet nga 3D Touch.


Siç mund ta shikoni edhe në imazhin më sipër, dizajneri imagjinon disa karakteristika të reja mjaft interesante për modelin e ardhshëm:

  • Një fotokamera me hapje f/2.0 në gjëndje të garantojë një cilësi më të mirë në kushtet kur ndriçimi nuk është i mirë
  • Dy modele me ekran AMOLED 4.7" (1920×1080) dhe 4" (1334×750)
  • Një CPU dhe GPU katër herë më të fuqishëm
  • Force Touch të pranishëm në butonin Home
  • 3D Touch të përmirësuar
  • 16 orë autonomi në navigim LTE
  • Një termometër
  • Një speaker 50% më të fuqishëm
  • Rezistent ndaj ujit


Ju ftojmë të shikoni videon e realizuar nga dizajneri, për të parë se si do të dukej në realitet modeli i realizuar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment