Para disa ditësh Apple prezantoi iOS 9.3 beta për zhvilluesit edhe të gjithë përdoruesit e rregjistruar në programin e Beta Tester. Në këtë version u sollën disa përmirësime të sigurisë por edhe një funksion mjaft interesant i cili u zbulua pak ditë pas publikimit.
Night Shift do të jetë një funksion i ri në iOS i cili do ndryshojë automaktikisht intensitetin e ngjyrave në ekran duke kontrolluar orarin gjatë ditës, në mënyrë të tillë që përdoruesi të mos ketë lodhje nga shikimi i ekranit. Kjo do të thotë që nëse aktivizoni këtë funksion ekrani do të ndryshojë ngjyrat e tij sipas orarit.
Nëse jemi në orët e mëngjesit atëherë ngjyrat e tij do të ndryshojnë automatikisht për ta bërë sa më pak të lodhshëm shikimin në ekran për një kohë të gjatë. Po ashtu do të ndodhë edhe në darkë. Ekspertët mendojnë se ky funksion do të mirëpritet nga i gjithë publiku sepse përmirëson ndjeshëm qëndrimin përpara ekranit për një kohë të gjatë. Ju mendoni se ky funksion do të jetë i dobishëm për përdoruesin? /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment