Që kur Apple lëshoi sistemin e ri iOS 9 për iPhone-t dhe iPad-ët e saj, ka pasur një sërë ankesash nga përdoruesit se ky përditësim i ri ka ngadalësuar iPhone-t e vjetër, si iPhone 4s, iPhone 5 dhe iPhone 5s. Së fundmi është ngritur edhe një padi kundër Apple-it nga një përdorues i iPhone 4s, i cili e akuzon gjigantin e Kupertinos se e ka mashtruar atë – dhe përdorues të tjerë të iPhone-ve – duke thënë se përditësimi është i përshtatshëm edhe për iPhone 4s.

Paditësi Chaim Lerman, i cili ka ngritur një padi kundër Apple-it në një gjykatë në Nju Jork, është i bindur se do ta fitojë këtë çështje gjyqësor. Lerman dhe 100 përdorues të tjerë kërkojnë mbi 5 milionë dollarë dëmshpërblim nga Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment