MockingbirdX është një tweak i ri për pajisjet iOS jailbroken që revolucionon Multitasking e iOS në mënyrë me të vërtetë interesante. Falë këtij programi, njoftimet e fundit do të kombinohen me App Switcher në një zgjidhje të vetme mjaft efiçente.

Përdoruesit mund të zgjedhin nga menuja Settings, nëse dëshirojnë t'i shfaqin njoftimet lart apo poshtë, duke pozicionuar App Switcher brenda hapësirës që mbetet. Mund të personalizoni edhe kohëzgjatjen e animimeve dhe shpejtësinë. Për të hapur një aplikacion, mjafton t'i klikoni sipër, ndërsa për t'i mbyllur mjafton t'i prekni më fort.


Nëse jeni të interesuar, MockingbirdX mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 1.99$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment