CarPlay, platforma Apple që integron disa nga funksionet kryesore të sistemit iOS në disa tipe automjetesh, është tani e disponueshme në plot 100 lloje autoveturash. Këtë e ka bërë të ditur vetë Apple, e cila ka publikuar në faqen e saj zyrtare listën e plotë të automjeteve që ofrojnë sistemin CarPlay të Apple

Funksionet e CarPlay janë të mbështetura në të gjitha modelet e iPhone 5 ose më të ri, që kanë të instaluar iOS 7.1 ose një version më të ri të sistemit iOS. Që me iOS 8.3, CarPlay mbështeste lidhjen wireless dhe tani me iOS 9.3 beta do të sjellë edhe disa funksione të reja për Apple Music dhe funksionin Nearby për hartat. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment