Kanë kaluar vetëm pak orë nga lëshimi i iOS 9.3 beta dhe menjëherë është arritur të bëhet Jailbreak. Hakeri i njohur italian, Luca Todesco, i cili ka arritur të bëjë jailbreak edhe iOS 9.2/9.2.1, ka publikuar një video ku tregon se ka arritur të kryej me sukses Jailbreak edhe në versionin e fundit beta të iOS që është lëshuar mbrëmjen e ditës së djeshme.


Hakeri nuk ka komunikuar asnjë datë se kur mund të lëshohet ky Jailbreak. iOS 9.3 don akoma shumë kohë për t'u lëshuar zyrtarisht për të gjithë përdoruesit (pritet në pranverë), dhe deri atëherë nuk do të lëshohet një jailbreak për këtë version, ndërsa Jailbreak për iOS 9.2/iOS 9.2.1 mund të vijë më përpara... /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment