iPhone 7 Plus mund të integrojë sistemin dual-camera të bazuar tek teknologjia e kompanisë LinX, që është blerë nga Apple muajin e kaluar. Këtë e ka konfirmuar analisti i mirëinformuar Kuo-Chi i KGI, i cili mendon se kjo risi do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e fotove të shkrepura me iPhone 7 Plus.

Sistemi dual-camera do të integrohet vetëm në këtë model dhe jo në iPhone 7, për të patur një karakteristikë që i dallon ato. Me fotokamerën e dyfishtë, fotot do të kenë një cilësi më të mirë me çdo lloj ndriçimi dhe do të jetë më i thjeshtë menaxhimi i stabilizatorit optik i cili do të ketë një fushë më të gjërë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment