Vitin e kaluar kemi publikuar disa artikuj që flisnin për mundësinë që iPhone 7 të mos kishte daljen jack të kufjeve, e cila mund të zëvendësohej me disa kufje bluetooth ose një konektor Lightning all-in-one që do të kishte shumë funksione, midis të cilave edhe atë të lidhjes audio. Këto hipoteza janë konfirmuar së fundmi edhe nga dy faqe kineze si Anchuo.cn dhe FengWei.

Të tilla thashetheme kanë nisur të shtohen dita ditës. Duam të kujtojmë se Apple ka shtuar disa specifika MFI të reja gjatë muajit qershor të vitit 2014, që i ofrojnë mundësinë përdoruesve të palëve të treta që të krijojnë dhe nxjerrin në treg kufie Lightning. Philips ka qenë kompania e parë që ka prodhuar disa modele kompatibël si Fidelio M2L dhe Fidelio NC1L. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment