Modelet e fundit iPhone janë prova se pajisjet mobile nuk kanë nevojë për proçesorë octa-core dhe memorie RAM pa fund kur kanë software-in e duhur. Pavarësisht se në letër iPhone 6s dhe 6s Plus kanë një hardware inferior në krahasim me pajisjet e tjera mobile, ato mbeten gjithsesi smarphone-t më të fuqishëm që janë lëshuar në vitin 2015.

Performance Ranking Report ka publikuar studimin e bërë nga ekspertët në benchmark të AnTuTu. Për herë të parë ky test ka patur si protagonistë edhe një iPhone, dhe jo vetëm terminalët Android.

Rezultati është: iPhone 6s/6s Plus është smarphone më i fuqishëm i vitit 2015, pavarëshisht proçesorit të tij dual-core A9 me 1.85GHz dhe vetëm 2GB RAM. Mendoni që dy smarphone-t Apple mundin me një avantazh të lartë Samsung Note 5, i cili ka një proçesor octa-core Exynos 7420 me 2.1GHz dhe 4GB RAM.


Këto të dhëna tregojnë se është më e rëndësisshme përshtatja software dhe jo vetëm hardware, dhe në këtë Android nuk është aspak efiçente në menaxhimin e resurseve në krahasim me iOS. Mund të thuhet se në Note 5 nuk ka ngadalësime dhe se Galaxy S6 funksionon në mënyrë perfekte, por prova se iPhone 6s është më i fuqishmi në mënyrë absolute, me performancat më të mira, gjendet në testet e AnTuTu.

Ndër të tjera, diferenca nuk është edhe aq e vogël, duke qenë se iPhone 6s ka regjistruar një rezultat prej 132.620 pikësh, ndërsa në vendin e dytë gjjmë Mate 8 të Huawei me 92.746 pikë. Në vend të tretë ndodhet Meizu Pro 5 (86.214), ndërsa Note 5 pozicionohet në vendin e katërt me 83.364 pikë. Në këtë rënditje figuron edhe iPhone 6, që me 80.554 pikët e tij (1GB RAM!) i afrohet shumë performacave të Galaxy S6 Edge + (82.087) dhe mund shumë smarphone me proçesor Snapdragon që kanë dalë në vitin 2015.

Natyrisht që benchmark nuk është gjithçka, me veprimet e përditshme që bëjmë me një iPhone 6s apo një Galaxy Note 5, është praktikisht e pamundur të vëmë re ndonjë dallim të rëndësishëm. Këto janë të dhëna teknike që tregojnë edhe një herë tjetër se të bësh lista me pjesë hardware super të fuqishme është praktikisht e kotë.

Siç thonte dikush, "fuqia nuk është asgjë pa kontroll". /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment